
Fituese u shpall Ermela, si mendon pėr kėtė fitore tė saj, a prisje ta fitoje ti “Big Brother”, ose mė saktė pėr cilin nga katėr finalistėt, ti mendoje se mund tė fitonte?
Ermelėn e komplimentoj pėr fitoren dhe i uroj mbarėsi dhe njė jetė plot gėzim. Them se nga katėr qė mbėrritėm nė finale, secili kishte karakteristika tė ndryshme, qė mund tė na bėnte secilin fitues tė kėsaj loje. I jap njė falėnderim e pėrqafim publikut dhe fansave tė mi, qė mė kanė mbėshtetur gjatė gjithė kohės brenda shtėpisė.
A mund tė japėsh nga njė koment pėr secilin prej finalistėve, si t'u dukėn Ergysi, Ogreni, Ermela ashtu siē i njohe nga afėr?
Pėr Ergysin? E ēfarė mund tė them unė pėr njė vėlla? Ogreni ėshtė njė djalė i zgjuar e me shumė bagazh, tė cilin e kam respektuar shumė brenda shtėpisė dhe kėshtu do vazhdoj edhe jashtė, pasi pėr mua ėshtė dhe do mbetet njė mik i vėrtetė. Ermela ishte ajo qė dinte tė luante lojėn e saj dhe siē e thashė mė sipėr, e komplimentoj pėr fitoren.
Thua pėr Ergysin “vėlla”, do tė mund ta ruani kėtė miqėsi nė largėsi?
Vėllazėria jonė do shkojė edhe mė mirė, seē ka ecur nė shtėpinė e BB, duke forcuar sa mė shumė miqėsinė. Largėsia nuk do jetė arsyeja qė do tė ndajė vėllazėrinė tonė.
Ēfarė planesh ke tashmė pasi je kthyer nė realitet, do vazhdosh tė jetosh nė Itali apo mund tė kthehesh nė Shqipėri?
Planet e mia janė tė shumta, si edhe aktivitetet atje ku jetoj, por nė qoftėse mė ofrohet diēka nė vendlindjen time, pse jo mos tė kthehem dhe tė jetoj nė Shqipėri.
“Ndiej pėr Mirjetėn, por nuk e di sa do zgjasė”
E kishin menduar qė do tė ishin larg, por e provuan ta jetonin si lidhje brenda shtėpisė. Lidhja Mariel-Mirjeta u vu nė pikėpyetje pas deklaratės sė nėnės sė tij, nėse ishte kundėr asaj lidhjeje. Gjithsesi, Marieli nuk e ndėrpreu lidhjen brenda shtėpisė, duke pohuar vazhdimisht se nuk mundej, pasi pėr Mirjetėn ndiente. Por, si ka vazhduar historia e tyre pas daljes sė tij nga shtėpia dhe si do tė vazhdojė mė tej, Marieli e rrėfen nė kėtė intervistė.
Mund tė na tregosh pėr takimin me Mirjetėn, u takuat dhe a qėndruat bashkė?
Po, me Mirjetėn u takuam dhe qėndruam bashkė.
Mirjeta kishte planifikuar qė ju tė kalonit tri net bashkė. E bėtė realitet kėtė plan?
Mė vjen keq, por nuk kemi qėndruar tri ditė dhe tri net bashkė, se edhe unė kam qenė shpesh nė lėvizje, mes Italisė dhe Shqipėrisė pėr aktivitetėt e mia.
Ndėrkohė qė Mirjeta po vazhdon tė qėndrojė nė Tiranė, ti je kthyer pranė familjes ne Itali. Cila ishte arsyeja qė nuk qėndrove me tė nė Tiranė?
Arsyeja ime ėshtė qė unė kam nisur aktivitetin tim tė sportit “wrestling”, me tė cilin kėtė tė shtunė, mė 16 prill 2011, nė Lodi (MI) kam pėr tė mbrojtur titullin kombėtar tė Italisė, titull qė unė dorėzova para hyrjes nė shtėpinė e BB4. Federata ICW nuk ma hoqi titullin, por mė ka dhėnė mundėsinė pėr tė mbrojtur titullin edhe njė herė. Kjo ėshtė arsyeja pse unė ndodhem nė Itali.
Nė njė program televiziv, Mirjeta ka deklaruar se “do ta marr Marielin pėr pushime nė Angli”. Do tė shkosh?
Them se Marieli i ka mjaft 100 ditė pushime. Tani ėshtė koha pėr tė ripėrveshur mėngėt, pėr tė rifilluar aktivitetet e pezulluara gjatė qėndrimit nė shtėpinė e BB.
Tani qė dole nga loja, tė duket se e dashuron vėrtet Mirjetėn?
Ndjenjat janė dhe kush mė ka ndjekur brenda shtėpisė, mendoj qė e ka parė sa i kam dhėnė unė kėsaj lidhjeje.
Sa gjatė e shihni lidhjen me Mirjetėn? Mendoni se kjo lidhje do tė vazhdojė gjatė?
Kėtė pėrgjigje ia lėmė kohės, pra mendoj t'i japim kohė kohės.
arton, Posted on Monday, 25 April 2011 at 5:36 AM
marjeli esht i mirjetes kesaj jave vjen ne tiran