Skyrock.com
  • HOMEPAGE
  • BLOGS
  • PROFILS
  • CHAT
  • Apps
  • Music
  • Sources
  • Videos
  • Gifts
  • Cashback
  • Log in
  • Facebook
  • Google+
  • Create your Blog

  • Blog

Big Brother Albania 5

Pictures of FansBigBrother

FansBigBrother

Description:

Ky blog do te ju informoj ju per me te rejat nga Shpija e Big Brother 5 per te gjithe banoret te cilet jane te vezhguar 24 ore, nen kamera.

Leni komente ne fotot ju pelqejn.

KUJDES:

Komentet me fjale banale nuk do pranohen andaj keni kujdes.


Shpresoj qe do ju pelqej website.

Fotot brenda shpis jane burim i top-channel ndersa per fotot e tjera perkujdesem une .


---------------------------------------------------------------


Dhe poashtu ndalohet riprodhimi apo marrja e fotove pa lejen e autorit te blogut.

Ju pershendes
Dhe ju uroj CASTE TE KENDSHME..

KANDIDATET E EDICIONIT TE KATERT TE BIG BROTHER ALBANIA JANE :


1) ALBULENA
2) ANILA
3) ARJOLA
4) BESARDA
5) EDGAR
6) ELVIS
7) EMIRJETA
8) ERION
9) ERMAL
10) FLORIAN
11) GENTIANA
12) GJON
13) GRACIANO
14) LIAM
15) MUHAMET








Ju deshire, caste sa me te kendshme dhe ju ftoj ti komentoni artikujt te cilet i pelqeni.







  • Send a message
  • Give a gift
  • Follow
  • Block

Awards (14)

  • 2 year anniversary
  • Spotlight
  • 500 hearts!
  • Custom
  • Grand Slam
  • Stuck

» More

Share

  • Tweet
  • Friends 0

Design by FansBigBrother

Report abuse

Info

  • Created: 07/05/2010 at 2:34 PM
  • Updated: 16/08/2012 at 7:22 PM
  • 181,142 visits
  • 8 visits this month
  • 801 articles
  • 9,533 comments
  • 44 friends
  • 45 favourites
  • 750 hearts

My archives (801)

  • Kush duhet te dale javen tjeter? 17/03/2012
  • Elvisi le shtepine e Bigut. E meritoj ?
  • Njė banor gay nė Big Brother Albania 5, Vlashi ??
  • Kush ėshtė Klaudja e Big Brother!

» More

Their fans (44)

  • dulce-maria503
  • AlbanMiriam
  • gjylsime
  • Dafina-Daffinest
  • William-Levy
  • TopLista
  • FotoNew-Vip
  • TunaDafina
  • ShpatKasapii
  • dafina-tina

» More

Sources (45)

  • dafina-tina
  • VipatShqiptar
  • VICTOIRE366
  • Dafinest
  • dfahada
  • gjylsime
  • FotoNew-Vip
  • TunaDafina
  • AlbanMiriam
  • tuna-dafina

» More

Soundtrack of My Life

Aurela Gace - Original

Play Albania Music New Aurela Gace - Original

Skyrock music Add

Skyrock links Advertisement

Subscribe to my blog!

RSS

Return to the blog of FansBigBrother

Neda: Pėrgjigjet e mia ndaj akuzave tė Almės, Klodjanės, Algenit, Torosit, Emilios dhe Ermelės

Neda: Pėrgjigjet e mia ndaj akuzave tė Almės, Klodjanės, Algenit, Torosit, Emilios dhe ErmelėsNeda pėr disa nga banorėt:


“Torosi, servil, dembel dhe dėshtak”


“Algeni, miku i Torosit, tenxherja gjeti kapakun”


“Emilio, konia e Algenit”


“Klodjana, mendjelehtė dhe karakter i dobėt”


“Alma, e papjekur”


“Ermela, i gjen mėnyrat pėr t'ia arritur qėllimit”



Pėrballja me realitetin ėshtė padyshim njė sfidė mė vete, po aq sa ėshtė sfidė dhe pėrballja me personat e tjerė. “Big Brother” i kėtij viti u fitua nga Ermela, por kjo nuk do tė thotė se personazhi mė i spikatur ėshtė ajo qė mori vendin e parė. Dikush tjetėr ka hapur polemika, diskutime, debate, armiq por dhe fansa pa fund. Bėhet fjalė pėr Nedėn, e cila jo vetėm me prezencėn e saj, por dhe duke mos qenė e pranishme ishte nė qendėr tė ēdo bisede, si brenda dhe jashtė shtėpisė. Tė gjithė banorėt qė dolėn para saj nga shtėpia e kthyen nė njė tabelė qitjeje, pėr ta sulmuar pėr gjėra tė cilat jo vetėm qė nuk lidheshin me lojėn, por ishin krejtėsisht personale. Shtypi rozė, por jo vetėm, hapte debate dhe forume ku Neda ishte nė qendėr tė vėmendjes. Kjo u bė aq e zakonshme sa ēdo banorė qė merrej nė intervistė nuk pyetej pėr eksperiencėn qė kaloi nė shtėpi, por vetėm ēfarė mendonte pėr Nedėn. Dhe siē ndodh zakonisht, nuk do tė vononte dhe kundėrpėrgjigja. Neda tashmė ua thotė nė sy ashtu siē do tė ndodh dhe nė spektaklin e post “Big Brother”, gjithė atyre qė ju vetėm shpifėn ndaj saj, por dhe e kthyen atė nė lajtmotiv tė ēdo bisede. Alma, Algen, Emilio, Klodjana, Toros dhe Ermela marrin sot reagimin e atyre qė vetė kanė thėnė ndaj Nedės. Vajza 20-vjeēare e cila tashmė jeton historinė e dashurisė me Ogrenin, tregohet e kujdesshme pėr sa i pėrket pėrzgjedhjes sė banorėve pėr t'iu kundėr pėrgjigjur. Ajo nuk do tė sulmoj e para, edhe ndaj atyre qė deri diku janė treguar jo korrekt me tė, por ama nuk nguron tė kthej reston banorėve qė morėn famė prej emrit tė saj. Njė rrėfim pėr “Tirana Observer”, Neda sot vjen pa doreza. Ajo flet nė mėnyrė nominale pėr ata qė figurėn e saj nuk e respektuan, dhe aq mė tepėr, shumė prej tyre i dhanė dhe “goditje poshtė brezit”. Por, Neda nuk harron tė pėrmend dhe atė qė ajo mori si “pasuri” nga ky “Big Brother”. Pikėrisht lidhjen me Ogrenin. Ata tashmė jetojnė njė histori dashurie tė vėrtet, e cila ka sfida tė tjera qė nuk lidhet absolutisht me individė qė u ra rasti tė takoheshin nė BB. Shumė e paraqitėn Nedėn si kundėrshtare me kėdo nė BB, por nė tė vėrtet ata qė janė kundėr saj janė fare pak, madje janė po aq sa ka gjithsecili prej tyre.





Tashmė u bėn dy javė qė ju keni mbyllur aventurėn nė “Big Brother”, nga ato qė ndodhėn nė shtėpi dhe nga ato qė keni parė nga jashtė nga ndonjė ndryshim?


Mesa duket BB ka mbaruar vetėm pėr mua, sepse pėr disa banorė tė tjerė vazhdon akoma. Ashtu siē ndodhte dhe nė shtėpinė e BB, banorėt kuptuan shumė mirė qė duhet tė sulmosh Nedėn pėr tė rėnė e sy e pėr tė fituar pak vėmendje. Tė njėjtėn gjė po bėjnė dhe pas asaj aventure. Lexoj rėndom nėpėr gazeta tė njėjtėt emra e tė njėjtat parulla e mė vjen pėr tė qeshur. Kane kuptuar qė e vetmja mėnyrė pėr tė fituar disa rreshta nė njė gazetė ėshtė tė shprehesh keq e tė sulmosh Nedėn. Taktika e famshme e “vjedhjes sė protagonizmit“. Nuk prisja gjė tjetėr duke njohur karakterin e tė gjithė atyre, qė vuajnė aq keq sensin e inferioritetit e dėshtimit nė ēdo hap tė jetės.
 
Ashtu si tė gjithė banorėt e tjerė, krijuat miqėsi por dhe armiqėsi brenda nė shtėpi, mund tė na thoni diēka pėr marrėdhėniet qė ke me banorėt e BB4?


Banorėt e BB4 (disa prej tyre) kėtė eksperiencė e kanė kthyer nė motiv jete. Jetojnė e flenė me ėndrrėn BB sepse ėshtė normale kur ke njė jetė tė dėshtuar nga ēdo aspekt mundohesh tė kapėsh pas ēdo gjėje pėr ti treguar tė tjerėve dhe sidomos vetes qė vlen sadopak si njeri. Me njerėz tė tillė skam pasur kurrė tė bėj dhe nuk do lejoj kurrė tė jenė pjesė e jetės sime. Unė jam 20 vjeēe dhe kam ēdo kartė nė rregull pėr tė pasur sukses dhe arritje nė jetėn time. Pėr sa i pėrket miqėsive, tė njėjtėt njerėz qė mė qėndruan vėrtetė afėr brenda nė shtėpi, vazhdojnė ta bėjnė dhe sot qė jemi jashtė.
 
Njė pjesė e mirė  e banorėve nuk u mjaftuan me lojėn qė bėn gjatė qėndrimit nė shtėpi por dhe jashtė kanė qenė aktivė pėr folur kundėr jush. Nga se ka ardhur gjithė kjo vėmendje ndaj Nedės?


U shpreha dhe mė lart. Ata pasi dolėn nga shtėpia e BB kuptuan qė unė isha personazhi mė i diskutuar nė sajė tė njė spikatje tė caktuar. Njerėz tė tillė janė tė etur pėr famė dhe do bėnin gjithēka nė jetė pėr ta arritur. Patjetėr qė BB nuk u mjaftoi sepse nuk patėn sukses. Ata duhet tė dinin qė tek ky format mbizotėrojnė mė tė mirėt, tė tjerėt harrohen shpejt dhe kjo pėr to ėshtė mė e keqe se vdekja. Unė i kam njohur tė gjithė, kam jetuar me ata dhe i kam njohur shumė mirė. Duke dalė nėpėr gazeta e duke shpifur pėr mua mundohen tė zgjasin sa mė shumė famėn, por kur i lexon kuptohet qarte niveli dhe kategoria e njerėzve qė janė. Ashtu siē qesh unė, ashtu po qeshin dhe njerėzit prej tyre.
 
Shumė banorė BBA4 kanė shprehur opinione jo fort dashamirėse kundėr jush, mund tė jepni dhe ju njė mendim pėr ta, po e nisim nga Alma?


Alma, shumė e papjekur. Hyri nė shtėpi pėr qėllime shpirtėrore ashtu sikurse u shpreh nė fillim, e rezultoi njeriu mė i etur aty brenda. Unė nuk jam shprehur nė asnjė intervistė pėr tė siē nuk e bėja dhe nė shtėpi, mirėpo nga ana tjetėr ajo nuk le shans pa i ikur pėr tė folur pėr mua. Njė kėshillė kam pėr tė; tė mos harroje “konfuzionet“ e jetės sė saj, se pėr moshėn qė ka dinė tė kthehen tė vėshtira dhe tė rėnda, se pėr tė miat kujdesem vetė.

Po pėr Torosin keni diēka pėr tė thėnė?


Torosi tipiku njeriut tė dėshtuar, servil dhe dembel. Ēfarė mund tė them unė pėr njė njeri qė mund tė ishte babai im pėr nga mosha, i cili ska arritur asgjė nė kėtė jetė? Nuk ka njė familje, nuk ka punuar kurrė. Jeton me ėndrrat qesharake qė njė dite Armenia do pushtojė Shqipėrinė. Torosi ėshtė nė kėrkim tė dėshpėruar pėr famėn e nėse dikush mundohet t'ia eklipsojė sadopak ėshtė nė gjendje dhe tė bėjė pisllėqet nga mė tė ulėtat. Matrapazi tipik frikacak i ditėve tė sotme, qe vjen e mė qeras dhe me shampanjė nėpėr pube me shprehjen “respekte plako “. Jo Toros, respekt ki pėr prindėrit e moshuar dhe hiq dorė nga tė qenit parazit!

...pėr Algenin?
Algeni ėshtė mėsuar nė jetėn e tij me femra si Klodi. Tė lehta, pa mendje qė u binden batutave tė tij ordinere. Algeni ėshtė njeri i frikėsuar nga femrat me karakter, ndjen njė inferioritet shumė tė madh prej tyre. Ėshtė shumė mendjengushtė dhe njeri me probleme nė jetė. Tė gjithė banorėt e shtėpisė janė tallur dy muaj rresht me tė e ai sot vazhdon ti ketė miq. Nuk tė bėn origjina trim, tė bėn karakteri, tė cilin Algeni fatkeqėsisht e ka akoma nė formim e sipėr. Miku i Torosit, tenxherja gjeti kapakun. Jam e lumtur pėr tė dy, tė trashėgohen!
 

...pėr Klodjanėn?


Pėr Klodjanėn mė vjen keq pėr problemet qė i lindėn pas BB. Pėr pėrjashtimin nga shkolla dhe problemet me familjen. Nė vend qė tė shpifte nėpėr gazeta pėr mua, tė tregohej e zonja tė zgjidhte problemet e saj. Klodjana mė detyrohet njė kėrkesė pėr falje shumė tė madhe, sepse tregoi mendjelehtėsinė, karakterin e dobėt dhe papjekurinė qė ka me gjerat qė ka bėrė e ka thėnė. Ka baltosur njė pjesė tė rėndėsishme tė karakterit tė njė femre. Gjėra shumė tė pavėrteta dhe mund ti vėrtetoj me faktin qė ajo ishte njė nga vajzat qė me mua shkėmbente rrobat, ushqehej nė pjatėn time e shtrihej nė shtratin tim. Kurrė nuk i bėri kėto me banorė tė tjerė qė realisht kishin probleme me higjienėn. Shpresoj ti ketė kuptuar gabimet sa ėshtė ende nė kohė.
 

...pėr Emilion?


Djalė i mirė , por si 15 si 30 vjeē ėshtė po njėsoj. Qeni i Algenit qė sillet si tė urdhėrojė ai, se pėrndryshe rrihet me shkop. Emilio, mėso tė ecėsh me kėmbėt e tua, nesėr do tė duhet tė krijosh familjen tėnde dhe nuk do kesh Algenin tė tė mbajė prej krahu se ai nuk mban dot as veten. Mbaj qėndrimin tėnd, se je mashkull i rritur. Periudha e historive tė gjimnazit qė mė tregoje, ka mbaruar. Falėndero Perėndinė qė shpėtove mė nė fund nga veset dhe mos fito tė tjera, sepse pastaj ėshtė shume e vėshtirė tė dalėsh.
 

...dhe nė fund pėr atė qė mori trofeun, Ermelėn?


Mė bėhet qejfi qė mė paratė qė fitoi do mund tė zgjidhė disa probleme familjare tė jashtėzakonshme qė mora vesh se kishte. Unė Ermelės do i uroja vetėm fat nė dashuri, fat nė rrugėn pėr tė kėrkuar disa vlera qė nuk diti ti mėsojė gjate jetės, i uroj fat nė pėrballimin e njė shoqėrie qė nė thelb ka moralin. Shoqėri qė nuk dėnon kurrė dashurinė, por pikėrisht imoralitetin. Pėr gjithēka tjetėr ajo gjen gjithmonė mėnyrat pėr ti arritur, ashtu sikurse e tregoi dhe nė shtėpinė e BB. Sigurisht dhe shėrim tė shpejtė!
 

Pėr tė lėnė pas krahėve “Big Brother”-in, si po shkon marrėdhėnia me Ogrenin?


Me Ogrenin shkon ēdo gjė pėr mrekulli. Pak e vėshtirė tė pėrshtatemi me oraret sepse ne u njohėm dhe jetuam nė njė kontekst ku bashkėjetonim 24 ore ne 24. Mbėshtetje shumė tė madhe kemi dhe nga njerėzit qė na kanė mbėshtetur e vlerėsuar gjatė gjithė kėsaj kohe, tė cilėt nuk hezitojnė tė na telefonojnė e pėrshėndesin. Gjej vėrtetė rastin ti falėnderoj me sinqeritetin mė tė madh.
 
​ 1 | 22 |
​
0
Comment

#Posted on Saturday, 09 April 2011 at 8:03 AM

  • Friends 0
  • Tweet
  • Comments
  • Hearts
  • Remix

More informationDon't forget that insults, racism, etc. are forbidden by Skyrock's 'General Terms of Use' and that you can be identified by your IP address (54.198.78.121) if someone makes a complaint.

Log in

jonako, Posted on Monday, 02 May 2011 at 9:25 AM

KAVAJA KRENOHET ME NJE VAJZE INTELIGJENTE SI NEDA E KA PERFAQSUAR DENJESISHT ATE BRAVO NEDA OGREN BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO


kavaj, Posted on Monday, 25 April 2011 at 4:38 PM

TI NA FLLIQE QYTETIN , NJE COP ZHULSE ME 3FYTYRA JO 2, KISHE MESUAR PERMENDESH LIBRAT E I THOJE ATY, KE LEN NAM DUKE IU LUT NJE MASHKULLI PEDO SI OGRENI... JE KOMPLET 00000 ME VJEN KEQ QE KA DHE PERSONA QE TE DUAN DMTH NE SHQIPERI PASKA SH 0 SI TY. NA FLLIQE OJ DEBILE


denis, Posted on Saturday, 16 April 2011 at 11:01 AM

Ik moj dreq anej!! bo si e zgjut. ej po te keqiat e tuja pse nuk i nzjerr ne pah?-apo z'do...


vlora, Posted on Tuesday, 12 April 2011 at 1:11 PM

Qdo gje e thene me maturi e me kujdes..Te lumte o Neda,per zgjuaresine qe ke,Je unike,je si shpirt .WE LOVE YOU....


eni, Posted on Tuesday, 12 April 2011 at 9:22 AM

pfffffffffffffffffffffffffffffff sa debile......................kjo po qe eshte super femer acaruese.te ngre nervat me te gjitha qe thot...................vetem kjo dhe ska me.............ik mi neda me gjith ate ftyr qe me ke di top handbolli..........u bone ti me gjyku e me fol per tjeret bebe me pelena!!!!!!!!!!!!


eli, Posted on Tuesday, 12 April 2011 at 8:41 AM

po ik mi karina te isha si ty sdo te dilja nga shtepia............


ona, Posted on Monday, 11 April 2011 at 7:31 AM

ah moj neda si mendon ti se te tjert jan te papjekur por kqyre veten moj


bruna 97, Posted on Monday, 11 April 2011 at 3:36 AM

neda shyqyr qe mbaroi bigu se na e ke shpifur aty brena


olti, Posted on Sunday, 10 April 2011 at 11:56 AM

bravooooo u ke thene te gjithe gjerat e merituara ( edhe pse meritonin shume e me shume injorantet).....komplimente je nje vajz e mrekullueshme......yllllllllllll


alba, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 2:20 PM

Neda ,bravo per intervisten te lumte ,te lumte te lumte, suksese e mbarsi ta kalosh gjithe jeten


eri , Posted on Saturday, 09 April 2011 at 1:14 PM

BRAVO NEDA . PO E PRISJA SHUME KETE INTERVISTE. JAM LARG KUFIJVE SHQIPETARE, TE KAM MBESHTETUR E DO TE MBESHTES GJITHMONE . ME VJEN MIRE QE CDO GJE SPIKAT NE KOHEN E DUHUR, NE VENDIN E DUHUR E PER ME TEPER ME FJALE QE VERTETE I MERITOJNE. NEDA TE UROJ SHUME SUKSESE NE JETE BASHKE ME OGRENIN .


gresa, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 12:54 PM

@ M mos ma mbaj dertin ti mua se qfare njerzve me bejne pershtypje...Po ty cilet njerez te bejne pershtypje njerezit si Ermela??...E sa per ate se me qfare njerez jam e rethuar vetem di te them qe fal zotit nuk kam te bej me njerez si Ermela fallll zotittttttttttttttttttttttttttt...Po qfare dini te vlersoni ju ohh zot sa mbrapa kemi ngel ne por natyrisht une nuk ju gjykoj e ofendoj ashtu siq beni ju...


lina, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 12:41 PM

neda bravo


M, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 12:27 PM

Ah moj gresa me dhimbesh shum qe Po Te bojka nje njeri si neda aq shum pershtypje! Ne qfar rrethi je rrit ti se Po thu kurr Nuk kam ndegju intervist Te Till me vjen keq por ma Meer mendja se ka njerz Hala me Te menqur se nedą!


Anibas, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 12:08 PM

Bravo Neda!!Nuk lodhem kurr te te them BRAVo per cdo gje qe ti ben! JE E PAARRITSHME,E PA KRAHASUSHME!!


miri, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 11:10 AM

Bravo NEDA


swaga, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 10:05 AM

o neda po shfryshu pak moj vajze se rob i thjeshte qe vjen nga nje familje akoma me e thjeshte..rob zoti jemi te gjithe.....e hapet rubinetin ju te dy ti me ogrenin??????? a te keqen ate shih ti se i ka ngel merak gjithe shqiperise


gresa, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 8:55 AM

Uauuuuuuuu qfare interviste...Jo prej banoreve te ketij BB por te asnje banore i gjithe BB nuk kam par intervist te tille...Ja menquria, zgjuarsia...Bravo Neda je me te vertet ne qdo aspekte e mrekullueshme...Ti je e pakrahasueshme me asnje nuk mund te matesh...E vertet qmimin se fitove por, ti je e fituar prej qe ke lindur i ki gjitha te mirat...


denis, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 8:45 AM

sigurisht qe ajo e meritonte,jane si nata me diten,ben sevap tek ermela


bruna 97, Posted on Saturday, 09 April 2011 at 8:32 AM

o neda mbaje ogrenin fort e dashur se po te ik sa ke qene brenda na e ke shpif


  • 1
  • 2
  • Next page

RSS

Preceding post

Next post

Skyrock.com
Discover
  • Skyrock

    • Advertisement
    • Jobs
    • Contact
    • Sources
    • Post to my blog
    • Developers
  • Info

    • Here you are free
    • Security
    • Conditions
    • Help
    • Report abuse
    • In figures
  • Apps

    • Skyrock.com
    • Skyrock FM
    • Smax
    • Yax
  • Other sites

    • Skyrock.fm
    • Tito Street
    • Tasanté
    • kwest
    • Zipalo
    • oMIXo
  • Blogs

    • The Skyrock Team
    • Music
    • Ciné
    • Sport
  • Versions

    • International (english)
    • France
    • Site mobile